Bardhi: Është koha për një qeveri që punon për fermerët, jo për klientët e saj!

Bujqësia e rrënuar në 12 vite qeverisje të Ramës

Gazmend Bardhi, drejtuesi i Qarkut Fier për zgjedhjet e 11 Majit, mori pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD-së në Ballagat.

Fermerët e zonës janë lënë në harresë nga kjo qeveri! Subvencionet shkojnë tek të lidhurit me pushtetin, ndërsa bujqësia po shkatërrohet.

Ne, ekipi i PD-së, kemi një plan të qartë për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie:

-Subvencione të drejta për çdo njësi prodhimi nga 0.5% në 3% të shpenzimeve buxhetore.
-Identifikim i çdo fermeri me NIPT përmes kartës së identitetit.
-Barazim i TVSH-së për të ndalur diskriminimin.
-Investime serioze në infrastrukturën bujqësore.

Është koha për një qeveri që punon për fermerët, jo për klientët e saj! Më 11 maj, bashkë për ndryshimin.

About Redaksia

Check Also

Atentati ndaj gazetarit Ranucci, pista e shqiptarit Artur Shehu trondit hetimin: U godit për…

Atentati i 16 tetorit poshtë shtëpisë së Sigfrido Ranuccit mund të ketë një motiv të …