Kryetari i PD, Sali Berisha ka vizituar një tjetër familje në Durrës, banesa e së cilës është prekur dhe dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019.
Gajtë bashkëbisedimit me familjarët që jetonim me vetëm 300 mijë lekë të vjetra të ardhura, Berisha u premtoi atyre se do të marrin 200 euro minimum jetik.
Lidhur me dëmtimin e banesës, kryedemokrati premtoi ndërhyrje të shpejtë dhe në tërësi, duke shtuar se do të bëjnë gjithçka që problemet e krijuara nga tërmeti në vitin 2019, të mbyllim brenda një viti.
“Pra, tre vetë mbahen me 300 mijë lekë.
Jo, do vendosen 200 mijë lekë për secilin prej jush.
Nuk do ketë asnjë shqiptar që do marrë nën 200 mijë lekë.
Ne do vendosim atë që quhet minimum jetik. Pra ju bashkë me nënën tuaj do keni nga 200 mijë lekë në muaj, pavarësisht se sa janë pensionet. Plus rroga e bashkëshortes, kështu që gjendja brenda 3 muajve të parë ndryshon në mënyrë pozitive.
Kjo do bëhet absolutisht.
Kurse për shtëpitë do bëhet një ndërhyrje e shpejtë dhe në tërësi do bëjmë gjithçka që me problemet e krijuara nga tërmeti në vitin 2019, t’i mbyllim brenda një viti…
Largimi i të rinjve dhe shpopullimi është politikë e qëllimshme. Sepse ka disa gjëra këtu.
Korrupsioni, vjedhja e fondeve, vjedhja e buxhetit, çfarë sjell? Sjell mungesën e krijimit të vendeve të punës, nuk lejon rritjen e rrogave dhe pensioneve, e bën të pamundur që familjarët të mbajnë fëmijët e tyre dhe detyrohen që t’u kërkojën të shkojnë në vende të tjera për të siguruar jetën.
Korrupsioni krijon një pasiguri të madhe edhe te prindërit se u ikin fëmijët.
Imagjinoni ju se çfarë preokupimi kanë ata për të ardhmen e tyre, mbeten vetëm. Vetmia është pasiguri, është topitje.
Të gjitha këto pse vjedh Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, dhe ai e quan vjedhjen, hanë dardha dhe molla të prishura. Hanë dardha dhe molla të prishura se shohin Edi Ramën ata.
Kur kreu i organizatës vjedh, ata lëshohen si lukuni për të vjedhur.
Gjithë problemi është se po të bësh një analizë të thellë, vjedhja që u bëhet shqiptarëve është nëna e të gjithë problemeve të tyre.
Ja si i thonë këtij, ia kemi dhënë paratë, ata me siguri po të shkosh aty gjen një emër që ka firmosur ën emër të zotërisë, ka ndarë paratë me Sakon dhe nuk e paraqesin dot në gjykatë se do zbulohen.
Por, 11 maji është përgjigjja e kësaj.
Ne duhet të mobilizohemi me të gjithë potencialin tonë që të votojmë, të mbrojmë votën, ditën e votimit të jemi syçelët dhe u garantoj se Shqipëria do ndryshojë shumë më shpejt nga sa mund të mendojnë njerëzit.
Do ketë një ndryshim pozitiv. Së pari, e kam theksuar, 100 ditët e para do bëjmë gjithçka për ata që janë në nevojë, që janë në skamje, që janë me probleme.
Ua thashë, do marrë 200 euro vetë, 200 euro nëna, do bëhen 400 euro.
Pra jeta këtu bëhet tjetër. Në këtë mënyrë kjo do jetë veprimi më i shpejtë i yni.
Pas kësaj do bëjmë gjithçka për prodhimin. Pa prodhim nuk ka zhvillim, nuk ka mirëqenie, nuk ka përparim.
Të gjitha pasuritë këta i kthejnë në vila, në hotele, i çojnë në banka offshore.
Kjo sepse vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin taksat e qytetarëve dhe i mbajnë rrogat e ulëta”, tha Berisha.