Kuçana: Balla i mbytur në kënetën e krimit, kandidat për në burgun e Durrësit të Ri!

Kandidatja e PD për deputete, Ilirjana Kuçana, ka reaguar ndaj komenteve të Taulant Ballës lidhur me takimet e PD-së në Durrësin e Ri. Ajo e quajti Ballën një “peng të bandave”, duke e akuzuar për përfshirje në aktivitetet kriminale që kanë përgjakur qytetin e Elbasanit.

Ajo gjithashtu akuzoi Ballën për “gjenocid” në pyjet e Librazhdit dhe për mbështetje të grupeve kriminale në Elbasan. Kuçana theksoi se PD ka një program që do të nxjerrë Durrësin nga “mjerimi” që ka shkaktuar qeveria dhe bandat që kontrollojnë deputetët.

Kuçana: Zoti Balla kur  je i mbytur në kënetën e krimit de fakto je dhe kandidat për në burgun e Durrësit të Ri!

Taulant Balla i cili del në komunikimet e bandave që përgjakën qytetin e Elbasanit paska zgjedhur të komentojë takimin tonë në Durrësin e Ri që ky peng i bandave e quan Kënetë me përçmim.

Gjatë takimeve në këtë zonë kam njohur shumë qytetarë fisnikë nga Librazhdi me banim prej 3 dekadash në Durrës kanë ngritur një prej komuniteteve për tu pasur zili në Durrësin e ri!

Për Ballën  me kanë folur me përçmim pasi shprehen se në vendlinjen e tij ka bërë gjenocid në pyjet në Librazhd, ndërsa në Elbasan bandat që mbështet ky njeri kanë kryer vrasje e kanë përgjakur qytetin.

Zoti Balla ne kemi një program elektoral që nxjerr Durrësin nga mjerimi ku e kanë zhytur qeveria dhe bandat që ju diktojnë ju deputetët.

I jam mirëmjohjes banorëve që ishin të pranishëm në takimet tona me zotin Berisha në Durrës.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Spiropali “përkujton” Kadarenë me fustanin 500 euro

Teksa Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të varfëra të Europës, duket se politikanët …