Një tjetër senator për mungesën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri

Kryetari i PR, Fatmir Mediu është takuar dje me senatorin amerikan John Cornyn, anëtar i disa komiteteve të rëndësishme në Senatin e SHBA, si ai për Marrëdhëniet me Jashtë, Drejtësinë dhe Inteligjencën.
Në takim u diskutua për:
• Situatën në Shqipëri, përfshirë mungesën e zgjedhjeve të lira, ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe largimin masiv të shqiptarëve.
• Problemet juridike, për shkak të mungesës së funksionimit të ligjeve dhe kontrollit të institucioneve nga qeveria.
• Sigurinë në Ballkan, në kuadër të sfidave rajonale.
Gjithashtu, Mediu shpreh kënaqësinë për takimin me senatorin Kevin Cramer, anëtar i Komitetit të Sigurisë në Senat

About Krye Redaktor

Check Also

Boçi: Mirënjohje e respekt për këta të rinj guximtarë e kurajozë! Rama do ta marrë përgjigjen shumëfish!

Nga Luçiano BOÇI Këta të rinj sot janë vendosur në bankën e akuzës sepse kanë …