Si po ju gjurmon regjimi me “DPI” në kompiuterin tuaj

Edmond LICAJ
Kush shtet e përdor DPI dhe kush e ka ndaluar – dhe pse Shqipëria nuk duhet të heshtë
DPI (Deep Packet Inspection) është teknologji që mund të “shohë” gjithçka që kalon në internetin tënd: faqet që viziton, mesazhet që shkruan, aplikacionet që përdor.
Në disa vende, kjo teknologji përdoret për siguri kombëtare.
Në vende të tjera, për kontroll politik dhe censurë.
Por në shumicën e vendeve demokratike, është e ndaluar ose e kufizuar rreptësisht me ligj.
Shtete që e përdorin DPI për kontroll dhe censurë:
Kina – për të ndaluar fjalën e lirë dhe për të censuruar çdo faqe të pakontrolluar.
Rusia – për të survejuar qytetarët dhe për të kontrolluar internetin e brendshëm.
Irani, Egjipti, Azerbajxhani – për të ndaluar rrjetet sociale, për të ndjekur opozitën, madje edhe për ndëshkime ndaj qytetarëve.
Shtete që e kanë ndaluar ose kufizuar DPI me ligj:
Gjermania – Kushtetuta ndalon ndërhyrjen në komunikim pa urdhër gjykate dhe bazë të fortë ligjore.
Holanda, Belgjika, Zvicra – nuk lejohet analiza e përmbajtjes për qëllime survejimi, vetëm për mirëmbajtje teknike.
SHBA & Kanada – përdorimi i DPI është rreptësisht i kontrolluar dhe i mbikëqyrur nga ligji, vetëm për raste të sigurisë kombëtare me vendim gjykate.
India – pas presionit publik, përdorimi i DPI për ndalimin e internetit është kufizuar.
Pse e ndalojnë vendet demokratike DPI-në?
Sepse privatësia është e drejtë themelore.
Sepse DPI mund të kthehet lehtësisht në mjet për ndëshkime politike, censurë dhe kontroll totalitar.
Sepse nuk mund të ketë liri të vërtetë në një shoqëri ku çdo mesazh lexohet, çdo lëvizje gjurmohet.
Po Shqipëria?
Për fat të keq, sot kemi informacione të sigurta që DPI është vendosur dhe po përdoret në Shqipëri – pa ligj, pa kontroll të pavarur, pa transparencë.
Kjo nuk është bërë për zgjidhje teknike.
Kjo është zgjedhje politike që prek lirinë dhe dinjitetin e çdo qytetari.
Reago duke e shpërndarë ose duke më kontaktuar për angazhimin më tej të këtij rasti.

About Krye Redaktor

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …