Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico, ka pretenduar se Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka kritikuar atë pas një telefonate që pati me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në kohën kur Uashingtoni vendosi tarifa ndaj produkteve të Bashkimit Europian.
Fico deklaroi se gjatë telefonatës me von der Leyen të hënën, ajo e kritikooi ashpër dhe e quajti atë “idiot”. Sipas kryeministrit sllovak, von der Leyen e pyeti: “Robert, çfarë bëre? Pse pikërisht negociove me Trump?”. Ai shtoi se ajo e nënçmoi për më shumë se 30 minuta. “Ajo më nënçmoi, duke më thënë se jam një idiot” tha Fico, duke theksuar se biseda ishte e ashpër.
Po ashtu, Fico tha se i kishte shprehur habinë e tij Presidentes së Komisionit Europian, duke kërkuar shpjegim për faktin se Presidenti francez, Emmanuel Macron, mund të flasë me Trump, ndërkohë që ai, si kryeministër i një vendi të BE-së, nuk kishte mundësinë të bëntë të njëjtën gjë.
“Ai ishte në Uashington me Trump, pra ai është djali i mirë dhe unë jam i keqi?”- tha Fico.
Kryeministri sllovak gjithashtu shprehu shqetësim për pasojat e tarifave të reja amerikane, të cilat priten të hyjnë në fuqi më 2 prill. Ai njoftoi se Evropa po pret një “surpizë të madhe”, ndërkohë që nuk është ende e qartë se sa do të ndikojnë ato.
Megjithatë, pas kësaj deklarate, Fico bëri një korrigjim, duke thënë se komentet që ai bëri për von der Leyen ishin një shaka, që “nuk u kuptua nga të gjithë”. Ai tha këtë të martë se deklarata për bisedën e zhvilluar me presidenten e Komisionit Europian, u keqkuptua nga media pasi ishte me nota ironike.