Berisha: Këto 39 ditë i shpallim ditët e 1-shave! Mbi ëndrrat e rinisë ndërtohet ‘Shqipëria Madhështore’

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka premtuar të rinjve shqiptarë, se pas 11 majit program transformues në qëndrimin e shtetit ndaj të rinjve, do të zbatohet me shpejtësi.

Premtimin, Berisha e bëri gjatë prezantimit të programit për ta, duke theksuar se ëndërrat e rinisë janë ëndërrat mbi të cilat ndërtohet ‘Shqipëria Madhështore’ dhe projekti i ‘Shqipërisë Madhështore’.

Berisha: Unë jam sot këtu për t’u dhënë ju fjalën, ju dhe gjithë të rinjve shqiptarë, se pas 11 majit një program transformues në qëndrimin e shtetit ndaj të rinjve, do të zbatohet me shpejtësi.

Asgjë nuk mund të ndërtojë një vend me madhështi, më shumë se sa ndërtimi i ëndërrës së të rinjve të këtij vendi.

Ëndërra juaj, ëndërrat tuaja janë ëndërrat mbi të cilat ndërtohet ‘Shqipëria Madhështore’, është projekti i ‘Shqipërisë Madhështore’.

Grigelsi dhe Besarti rreshtuan këtu një seri premtimesh nga programi për rininë. Ju garantoj se, ato do të zbatohen pikë për pikë.

Do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë në duart tuaja.

Do të bëjmë gjithçka që ju të jeni arkitektët e vërtetë të Shqipërisë Madhështore.

Ndaj dhe ju ftoj këto 39 ditë ti shpallim ditët e 1-shave.

1-shat dhe 1-shi janë sa hyjnor dhe tokësor.

1-shi është numri i diellit, që ka krijuar gjithësinë.

1-shi është numri i fatit që përcakton dhe ndan historinë.

Dhe ju të gjithë jeni 1-shat e vërtetë të këtij kombi, të kësaj shoqërie, të këtij vendi.

Rrofshi ju, rroftë Forumi Rinor dhe rinia shqiptare.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Berisha: OSBE-ODIHR e tha fjalën, tani na takon ne, opozitës, që të themi verdiktin tonë në protesta madhështore!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij theksoi se, raporti i OSBE-ODIHR për …