Berisha: Shkodra do e mësojë shumë shpejt se ç’përfaqëson Beci i Dobraçit!

Kryetari i Partisë Demokratike e cilëson qytetin e Shkodrës si bastion të konservatorizmit dhe vlerave të lirisë. Berisha tha se, Shkodra do e mësojë shumë shpejt se ç’përfaqëson Beci i Dobraçit!

“Shkodra ka ditur të triumfojë gjithmonë mbi diktatorët dhe diktaturat.

Kësaj here, Shkodra do u japë leksionin më të merituar atyre që menduan se mund ta nëpërkëmbin.

Shkodra është bastion i përjetshëm i vlerave të konservatorizmit, i besimit tek Zoti, tek familja, tek atdheu.

Këtu këto vlera nuk kanë vdekur kurrë dhe nuk vdesin kurrë.

Këto janë vlerat themelore të lirisë, këto janë vlerat themelore të konservatorizmit.

Shkodra është djepi i tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Seanca e fundit e Parlamentit/ Protestuesit, gati nesër me vezë

Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë :27 korrik …