Berisha: Për Benet Becin ka një dosje tmerrësisht të rëndë me të cilën e mban peng Edi Rama!

Lidhur me akuzën e ngritur ndaj ish-kryebashkiakut Bardh Spahia, Berisha ka argumentuar se ky i fundit po përballet me drejtësinë vetëm pse ka zbatuar ligjin.

Berisha tha se, e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama.

“Zoti Spahia na nderon në Shkodër.

Dhe shpejt qytetarët e Shkodrës do marrin vesh se kush është ai që i qeveris aty, se çfarë përfaqëson bashkiaku i Dobraçit.

Do e mësojnë shumë shpejt.

U jap fjalën se qytetarët e Shkodrës do mësojnë shumë shpejt se ç’përfaqëson Beci i Dobraçit.

Kurse Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin, ka mbrojtur kodin e një zyrtari, i cili nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë.

Pra, ai proces na bën nder të gjithëve ne dhe i bën nder Shkodrës dhe çdo qytetari.

Tani, e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama.

Por ne jemi kundër politikës së pengjeve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përplasje në Asamblenë e PS në Fier, socialistët sulmojnë Ballukun, Rama e merr në mbrojtje!

Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier, e zhvilluar në ambientet e Teatri …