Përfshirja e Kuvendit në fushatën e PS/ Këlliçi: Skandaloze dhe kriminale, ku është SPAK?

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi e ka reaguar gjatë ditës së sotme duke e quajtur skandaloze dhe kriminale perfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë në fushatën për zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka postuar në faqen e tij një foto të publikuar në faqen e facebook-ut te kuvendit ku bëhet thirrje për të votuar Partinë Socialiste.

“Elisa Spiropali është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e këtij akti skandaloz”, shkruan Kelliçi duke shtuar se “TASK FORCA e SPAK për krimet elektorale, ka humbur pa nam e nishan”.

Reagimi

SKANDALOZE dhe KRIMINALE!!!

Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë, bën thirrje të votohet Partia Socialiste.

Një tjetër provë e paturpësisë, ku Kuvendi në mënyrë skandaloze njehsohet me partinë.

Një tjetër konfirmim se për ta, Republika ka rënë dhe institucionet nuk ekzistojnë.

Partia Demokratike i kundërshton me forcë këto skandale institucionale dhe përdorime të institucioneve më të larta shtetërore si pronë private.

Elisa Spiropali është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e këtij akti skandaloz!!!

Nëse pushtetarët e përkohshëm e mendojnë Kuvendin si asamble patronazhistësh dhe petalesh, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë.

Ndërkohë TASK FORCA e SPAK për krimet elektorale, ka humbur pa nam e nishan!

Turp!

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …