CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Skandal/ Kuvendi përfshihet në fushatë, bën thirrje për të votuar Ramën

Nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është kthyer në një mjet për fushatë të Partisë Socialiste, duke ngritur shqetësime për keqpërdorim të institucionit dhe vendosjen e burimeve publike në funksion të fushatës politike të partisë në pushtet.

Në shkelje të ligjit, ditën e sotme faqja zyrtare e Kuvendit në rrjetin sociale Facebook, ka shpërndarë një postim ku bënte thirrje për të votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“VOTO 5❤️ nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama️” – shkruhet në postim, ku është publikuar edhe një foto dore me 5 gishta, që tregon numrin e PS-së në fletën e votimit.

Postimi ka qëndruar për disa minuta dhe më pas është fshirë. Siç duket, Elisa Spiropali ka harruar që drejton një institucion shtetëror, i cili e ka të ndaluar të përfshihet në fushatë zgjedhore.

Me aktin e sotëm, institucioni i Kuvendit, një institucion që harton dhe miraton ligje, ka shkelur Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën.

Kjo nuk është hera e parë që Elisa Spiropali akuzohet për keqpërdorim të Kuvendit dhe vendosjen e burimeve publike në funksion të fushatës politike të partisë në pushtet. Një rast tjetër ishte dhe nisma “KuvendOn”, e cila nisi më 22 tetor nga Berati dhe më pas vazhdoi edhe në qytetet e tjera.

Bëhej fjalë për një fushatë takimesh, ku pretendohej se ishte një nismë për të afruar institucionin më të lartë të vendit me qytetarët. Por, krahas Spiropalit, në salla ishin deputetët e PS-së, zyrtarët lokalë të PS-së, si dhe zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet.

Fjalimet në ato takime dominoheshin nga qëndrimet dhe premtimet politike, të tilla si rritja e pensioneve apo ndihma për grupe të ndryshme të shoqërisë. Ky aktivitet, përbënte më shumë aktivitet elektoral politik sesa një aktivitet të Kuvendit.

Gjithashtu, Elisa Spiropali është akuzuar edhe se grupin e “Whats App-it” të Kuvendit të Republikës, ku njoftohen gazetarët dhe mediat mbi aktivitetet parlamentare, e përdor edhe për qllime elektorale. Me anë të këtij grupi, kryetarja e Kuvendit njoftonte edhe të gjitha takimet që bën në kuadër të fushatës për zgjedhjet qëndrore të vitit 2025.

Aktivitetet e Spiropalit në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Kamëz, që bëheshin në kuadër të postit të saj si drejtuese politike e Tiranës, mediave iu paraqitet për raportim si krytare e Kuvendit. Në atë grup çohej edhe teksti i zbardhur i Spiropali ku propagandon shërbimin e Qeverive apo bashkive ndaj qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si …