Gjatë një takimi me ekipin e tij në fshatin Qerret të Vjetër, bashkë me kandidatët Sajmir Korreshi, Eduart Sharka dhe Gentian Çela, Bardhi nënvizoi se pas 12 vitesh harrimi, PD ka një plan konkret për të nxitur prodhimin bujqësor dhe për të mbështetur fermerët me subvencione dhe kredi me kushte të favorshme.
Ai premtoi se qeveria e PD pas 11 majit do të krijojë mundësi të reja për fermerët, duke e shndërruar bujqësinë nga një punë e zakonshme në një mundësi të vërtetë për të ardhmen.
Postimi
Bujqësia, prioritet 1 për nr.1!
Me ekipin e PD në Qerret të Vjetër, bashkë me Sajmir Korreshin, Eduart Sharkën, dhe Gentian Çelën për të koordinuar punët dhe për të fituar zgjedhjet!
Fokusi ynë kryesor në këtë pjesë të qarkut është bujqësia. Njerëzit punëtorë janë lënë në harresë prej 12 vitesh dhe tani duan t’i gënjejnë me karamele elektorale. Kush nuk ka bërë asgjë për 12 vjet, nuk mund ta bëjë për 12 javë.
PD ka një plan konkret për bujqësinë për të futur sa më shumë para në punë, për të rritur prodhimin, për të pasuruar njerëzit e zakonshëm. Si e arrijmë ne këtë?
Subvencionojmë fermerin në bazë të prodhimit
Subvencionojmë naftën në kosto
Subvencionojmë normën e interesit deri në 80% për kreditë bankare në bujqësi.
Me qeverinë e PD pas 11 majit do të arrijmë që bujqësia të mos jetë thjesht një punë, por një mundësi për të ardhmen.
Zgjedhjet nuk janë fjalë, por një mundësi për veprim! Voto nr. 1.