Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të udhëtojë drejt Strasburgut. Për këtë arsye Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme.
Lideri i opozitës është nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” në kuadër të hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka pasur më parë. Më herët, SPAK ka lejuar shtyrjen e paraqitjes së Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.
Mbetet për t’u parë nëse organi i akuzës do të konsiderojë të njëjtën qasje edhe për angazhimin e radhës në Strasburg.
Gazeta RD