Të gjitha “gjërat” që i rregullonte dhe që nuk i rregullon dot më … “Aleksi”!

Nga Gent STRAZIMIRI

Një përgjim burgaxhiu me bashkëpunëtoren në krim, që rastësisht e ka edhe bashkëshorte, zbërthen në një fjali të vetme thelbin e dramës së korripsionit politik në drejtësi, padrejtësisë dhe pandëshkueshmërisë që po përjetojmë.

Në një fjali të vetme, burgaxhiu i burgut të Durrësit që ende nuk është shkarkuar nga drejtimi i Bashkisë Tiranë, na shpërfaq se si janë “bërë gjërat” deri tani në Shqipërinë e Edi Ramës e të Yuri Kim.

“Gjërat” rregulloheshin në “ambasadë”, por që kur është ndërruar administrata në SHBA, ambasada nuk nuk është më e nevojëshme, e as e denjë për t’iu përgjigjur pozitivisht një ftese…

Pas 5 nëntorit, e më shumë akoma pas 20 janarit, i vetmi që rregullon “gjërat” është “Aleksi”…i vetëm se pa ambasadën…

Kështu dëshmon Erion Veliaj, i burgosuri më i famshëm në Shqipëri!

Ai, që nuk prekej “sepse nuk lejon ambasada”!

Ai, për të cilin rikonfirmohej publikisht mbështetja politike e financiare, veçanërisht pasi i ishin kapur në flagrancë duke plaçkitur fondet publike, i gjithë stafi drejtues i Bashkisë që njëkohësisht ishte edhe Shtabi i tij elektoral.

44 javë rrjesht, qytetarët e Tiranës të thirrur në protestë nga aktivistët qytetarë, heronjtë e mbrojtjes së Teatrit, protestuan para Bashkisë duke kërkuar drejtësi, por u rrahën, u arrestuan, proçeduan penalisht, në një serial që si kolonë zanore kishte … fjalimet e mbështetjen e ambasadorëve për atë që sot është burgaxhiu më i famshëm i vendit…

“Aleksi” dhe “ambasada”, janë dy komponentët që zgjidhin ekuacionin më qesharak e të çuditshëm, të “suksesit të reformës në drejtësi në Shqipëri”.

“Aleksi” dhe “ambasada” ishin arma dhe mburoja e keqbërësve e plaçkitësve jo vetëm të pasurive, por edhe të mjerimit të shqiptarëve.

Ishin dora që armatoste drejtësinë, me porosi e përpikmësi, kundër denoncuesve të korrupsionit e krimit, dhe njëkohësisht mburoja e plaçkitësve që që paguanin ambasadorë, gazetarë e madje media të tëra, për të fshehur krimin.

Sot, siç dëshmojnë çifti Veliaj, u ka mbetur vetëm “Aleksi” si shpresë për të “rregulliar gjërat”!
“Ambasada” jo më… se tani “atje” ka hyrë në zyra një “administratë tjetër”…

Kjo është “pandëshkueshmëria”, që “heronjtë e fëmijëve tanë” na kanë ofruar me “afërmendsh”, nga dita 1 deri me 20 janar 2024…

Keqbërësit që kërkojnë një mandat të katërt për t’ju vjedhur akoma, e kanë kuptuar që “atje” ka ardhur një administratë tjetër”!

Ajo që shpallte “non grata” sipas dëshirës e planeve të “Aleksit”, është “non grata” për vete…
Njësoj si “drejtësia” e Aleksit, “pandëshkueshmëria” e Aleksit, “suksesi historik” i reformës së Aleksit.

Nga sot, mund t’ua thoni edhe ju që mendoheshit e frikësoheshit deri sot: [🖕] SPAK YOU [🖕] !!

Mund tua thoni me gojën plot dhe me votë!!!
KAQ!Image

About Redaksia

Check Also

Këto zgjedhje nuk kanë për të mbaruar kurrë pa një qeveri teknike për t’u ribërë

Nga Ndriçim KULLA Masakra e zgjedhjeve e 11 majit  duhet të mbeten çështja më serioze e …