Deputeti i majtë arrestohet në Britani për përdhunim dhe pedofili

Deputeti laburist, Dan Norris është arrestuar nën dyshimin për përdhunim të fëmijëve dhe vepra seksuale. Deputeti britanik u pezullua menjëherë nga Partia Laburiste pasi mësoi për arrestimin e tij.

Policia theksoi se informacionet për veprat penale u njoftuan në dhjetor 2024. Shumica e veprave pretendohet se kanë ndodhur në vitet 2000 por po hetohet gjithashtu një vepër te dyshuar përdhunimi në vitet 2020.

Dan Norris, 65 vjeç, fitoi vendin e ri të North East Somerset dhe Hanham në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar. Norris hyri për herë të parë në parlament kur Tony Blair ishte në pushtet në 1997 dhe shërbeu si deputet i ëansdyke deri në vitin 2010. Norris është gjithashtu kryebashkiak i Anglisë Perëndimore nga viti 2021, por do të tërhiqet përpara zgjedhjeve lokale në maj.

About Krye Redaktor

Check Also

Trump flet për viza të përkoshme për të ndihmuar fermerët dhe turizmin

Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij po punon për një leje të përkohshme …