CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Meta thirrje qytetarëve nga qelia: Votoni Nr.1 që të jeni prioritet i qeverisë së re!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është bërë pjesë e takimit përmes një audio-mesazhi në prezantimin e kandidatëve të kësaj force politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Meta u shpreh se shqiptarët duhet të zgjedhin të votojnë në 11 maj numrin 1, koalicionin ASHM në mënyrë që të jenë të parët në prioritetet e qeverisë së re.

“Jemi vendi i fundit në rajon për eksportet. Me taksat më të larta e më të shtuara në rajon. Por edhe me nivelin më të ulët të mbledhjes të të ardhurave në rajon.

Qytetarët duhet të votojnë numrin 1 që të jenë të parët në prioritetet e qeverisë së re. 5 pikat e PL janë pjesë e programit të ASHM.

Nëse votoni ASHM, votoni për uljen drastike të taksave dhe shporrjen e sistemin gjobëvënës e patronazhist”, theksoi ndër të tjera Meta në audio-mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kjo ishte java e opozitarëve! 10 shkurti ishte dita e guximit dhe dinjitetit të shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët, theksoi rëndësinë historike të 10 shkurtit …