PD firmos kontratën me minatorët për statusin, Kalaja: Qeveria Rama e mbylli Ministrinë e Punës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka firmosur kontratën me Sindikatat e Bashkuara për statusin e minatorit, i cili iu është mohuar nga mazhoranca socialiste.

Gjatë një konference për media, Berisha deklaroi se kjo kontratë do të bëhet realitet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke shtuar se me ardhjen e opozitës në pushtet, do të vendoset një minimum jetik prej 200 eurosh dhe do të caktohet paga për çdo orë pune.

Gjatë konferencës, Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Shqipëri, Gëzim Kalaja, denoncoi politikat diskriminuese të qeverisë socialiste ndaj minatorëve.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, premtoi se kontrata e firmosur me sindikatat do të bëhet realitet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Berisha shpalosi pikat kryesore të platformës qeverisëse, të cilat synojnë të ndihmojnë pensionistët shqiptarë.

Sali Berisha u shpreh se me ardhjen e opozitës në pushtet, do të ulen taksat për bizneset dhe se prodhimi “Made in Albania” do të mbushë tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …