Protestë masive në Ulqin, kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit nga arbët

Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit po mblidhen në një protestë masive, kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”.

Protesta është organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, duke theksuar se nuk janë përfshirë në procesin e vendimmarrjes dhe konsultimeve.

“Ulqini nuk është në shitje” - protestë kundër tenderit për plazhet

Sipas marrëveshjes së qeverisë malazeze, një pjesë e bregdetit prej 12 kilometrash plazh do t’u jepet këtyre investitorëve për 99 vjet. Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe përfaqësuesit e Komunës.

“Protesta organizohet si reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare, përfshirë Plazhin e Madh – një pasuri e përbashkët dhe simbol identitar i Ulqinit dhe banorëve të tij”, theksohet në njoftimin e Komunës së Ulqinit.

Komuna bën me dije se në këtë protestë po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike në Kuvendin e Komunës, shoqëria civile nga mbarë trevat, si dhe qytetarë të shumtë, të bashkuar për të mbrojtur pronën publike dhe të ardhmen e qytetit.

Për shkak të situatës së krijuar, është anuluar festimi zyrtar i Ditës së Ulqinit, ndërsa mbledhja solemne e Kuvendit Komunal do të mbahet përpara qytetarëve, në kuadër të protestës.

About Redaksia

Check Also

Trump flet për viza të përkoshme për të ndihmuar fermerët dhe turizmin

Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij po punon për një leje të përkohshme …