Sulmi i Ramës ndaj kryetares së PD në degën 9/ Garo: Fundi regjimit po i vjen nga gratë!

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit të kryesocialistit Edi Rama ndaj kryetares së PD të Degës 9 në Tiranë. Përmes zëdhënëses së selisë blu, Floriana Garo, PD thotë se fundi i regjimit ëshët i afërt, ndërsa ai do t’i vijë nga gratë.

Në një video-mesazh, Garo tha se sulmi ndaj kryetares së degës 9 të Partisë Demokratike, Eda Grimci është një pasqyrë e qartë e një modeli politik të dështuar, që përpiqet të mbijetojë përmes përçarjes, frikës dhe nënçmimit, veçanërisht ndaj grave që guxojnë të jenë aktive në jetën publike.

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: 

Dje ishte radha e një tjetër gruaje që të bëhej objekt i një sulmi verbal, agresiv dhe të ulët nga një kryeministër që, në vend të udhëheqë me dinjitet, zgjedh të fyejë dhe të poshtërojë.

Sulmi i Edi Ramës ndaj kryetares së degës 9 të Partisë Demokratike, znj. Eda Grimci, nuk është thjesht një devijim etik. Është një pasqyrë e qartë e një modeli politik të dështuar, që përpiqet të mbijetojë përmes përçarjes, frikës dhe nënçmimit, veçanërisht ndaj grave që guxojnë të jenë aktive në jetën publike.

Eda Grimci është një grua e zonja, një nënë, një qytetare e ndershme, dhe një demokrate që përfaqëson më së miri aspiratat e Njësisë 9 për ndryshim. Sulmi ndaj saj është sulm ndaj çdo gruaje që ka vendosur të mos heshtë më përballë padrejtësisë dhe arrogancës së pushtetit.

U bëj thirrje qytetarëve të refuzojnë këtë politikë përçarëse bullizimi. Mjaft më me patronazhizmin dhe talljet.

Mjaft më me një kryeministër që ka frikë nga gratë e zonja, të forta dhe me integritet.

Edi Rama, fundi i këtij regjimi nuk po vjen nga burrat që i sulmon ditë për ditë, por nga gratë që nuk do të mund t’i ndalosh dot më.

About Redaksia

Check Also

Masakra elektorale/ Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është …