Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim!

Kryetari i PD, Sali Berisha është zotuar para PPE-së, për zero tolerancë ndaj krimit.

Duke folur në Strasburg, në takimin e PPE-së, kryetari i PD, Sali Berisha tha se kjo është e vetmja mënyrë dhe rrugë, që Shqipëria të shpëtojë nga krimi. Sipas Berishës, transkriptet e grupeve kriminale tregojnë lidhjet e tmerrshme mes krimit dhe politikës.

Tolerancë zero ndaj krimit.

Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim.

Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro.

Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë.

Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind.

Mijëra shqiptarë humbën punën.

1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës.

Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.

Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit.

Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë.

Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.

Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut.

Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …