Skandali me luleshtrydhet me pesticide të importuara nga Greqia nga klienti i qeverisë për të falimentuar fermerët

Eduart SHARKAJ
Në kulmin e prodhimit të luleshtrydhes në Kafaraj, një klient i qeverisë importon një sasi të vogël luleshtrydhesh nga Greqia.
Pasi kjo sasi futet në treg, AKU del në media dhe deklaron se këto luleshtrydhe kanë mbingarkesë pesticidesh.
Në vend që të bëjë transparencë dhe kontroll real, ngre panik, media shpërndan alarmin dhe vendet fqinje mbyllin kufijtë për eksportin e luleshtrydhes shqiptare.
Pasojë?
Fermereve të Kafarajt u mbetet prodhimi stok. Djersa, mundi dhe sakrificat e tyre shkojnë dëm.
Si mundet që luleshtrydhet greke të shkatërrojnë imazhin e luleshtrydhes shqiptare?!
Si mundet që shteti të mos mbrojë fermerin shqiptar, por të shërbejë si zëdhënës i interesave të importuesve klientelistë?
Ne nuk e kuptojmë misionin e institucioneve të shtetit rilindas, por e dimë misionin tonë:
Të mbrojmë prodhimin vendas, të nderojmë mundin e fermerëve dhe t’i japim bujqësisë dinjitetin që meriton.
Të nderuar fermerë të Kafarajt dhe të gjithë Shqipërisë,
zgjidhja është në duart tuaja!
Me 11 Maj vendoset fati juaj dhe fati i Shqipërisë!
Programi i Partisë Demokratike për bujqësinë është përgjigjja ndaj çdo padrejtësie dhe shpërfilljeje që keni përjetuar.

About Krye Redaktor

Check Also

Raporti i OKB: Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka zbuluar të dhënat e fundit rreth …