Bardhi në Patos: Të bëhemi bashkë për ta ndryshuar këtë gjendje!
Redaksia
1 week ago
Politike
15 Views
Drejtuesi politik i PD për Fierin, Gazment Bardhi është takuar me banorët e Patosit. Bardhi shkruan në një postim në Facebook se, në Patos është e veshtirë të takosh të rinj, sepse ata kanë ikur për të gjetur një punë. Ai thotë se, një punë që qeveria ua premtoi për 12 vjet rresht dhe i zhgënjeu.
Postimi
Ta kthejmë rininë në Patos

Në Patos është e veshtirë të takosh të rinj, sepse ata kanë ikur për të gjetur një punë. Një punë që qeveria ua premtoi për 12 vjet rresht dhe i zhgënjeu. Me kandidatin Fation Semanjaku takuam shumë prindër të mbetur vetëm, familjarë që bëjnë përpjekje të mëdha për te mbijetuar në një vend pa mundësi.


Ne duhet të bëhemi bashkë për ta ndryshuar këtë gjendje. Partia Demokratike ka një program shumë të mirë për të rikthyer emigrantët në Shqipëri. Me lehtësimin dhe përjashtimin nga taksat, me subvencionet dhe heqjen e burokracive të stërzgjatura dhe korruptive, ne do të mund t’i kthejmë Patosit njerëzit e punës.

Brenda 100 ditëve të para, në Patos, në Qarkun e Fierit dhe në çdo qytet pensionistët do të marrim një pension mbi 200 euro. Rrogat do të rriten menjëherë, sepse çdokush meriton një jetë më të mirë dhe dinjitoze!

Vota për PD, për nr.

është votë për familjen dhe mirëqenien!