Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë tjetër publikisht në debat publik, kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes opozitës dhe pozitës.
Berisha tha se, emrin nuk dua të ja dëgjoj, por për hir të qytetarëve jam gati të ballafaqohem me të, unë me programin e PD, ai me të vetin.
“Arsimi do të jetë një nga përkujdesjet e mëdha. Pa arsim modern nuk ka Shqipëri madhështore. Po pa u vendosur mësuesi në piedestal nuk ka arsim modern, ndaj dhe garantoj mësuesit se ata do të jenë mësuesit më mirë të paguar të rajonit.
Se portali i partisë, një mësues për Shqipërinë, një mësues për partinë do mbyllet ditën e parë. Se shkolla e partisë mbyllet.
Mësuesit do të vlerësohen në mënyrë më transparente, do të trajtohen me dinjitet dhe klasat do zbresin në 20-25 nxënës. Nuk kemi mësues të tepërt ne. Jo. Kemi klasa të tejmbushura në të cilat nxënësit nuk mësojnë dot.
Ndaj dhe kjo rënie, rrokullisje e madhe e arsimit, do të ndalet dhe përsëri do të ngjitemi, do ngjitemi dhe vetëm do ngjitemi.
Ju siguroj se shëndetësia do të pësojë një transformim të thellë dhe kurrë ilaçet e domosdoshme për të sëmurët tanë nuk do të mugojnë në spitalet tona në asnjë rrethanë.
Po ju them një gjë këtu, absolutisht nuk kanë munguar gjatë qeverisjes tonë në spitale.
Por çfarë ndodhi, ndrikull Nushi me Edi Ramën futën check upin. Kontrolli i analizave kujt i bëhet, nuk i bëhet atyre që duhet bërë, nuk i bëhet pensionistëve i kanë përjashtuar.
U bëhet atyre që janë jashtë, që nuk janë këtu fare, pra bëhet një vjedhje e tmerrshme. Merr fund.
Pensionistët do kenë të drejtën e analizave të plota, pa lekë, falas dy herë në vit.
Miqtë e mi! Po ta dëgjoni atë, aty ku është që del çdo mëngjes si zog qyqeje, po mo se flet me veten, ai nuk merr tre qytetarë aty, nuk merr 3 gazetarë, i bën pyetje vetes, ato pyetje që mendon se i duhen dhe ato pyetje i përgjigjet vetë dhe ka 3 muaj që e kanë tmerruar gazetarët.
Gazetarët me pyetjet e tyre e lanë pa gjumë. Ambrozia Meta e tmerroi, po bravo i qoftë, edhe gazetarët e tjerë. Dhe ndaj u ndry tani dhe pyet veten dhe i përgjigjet vetes.
Unë jam këtu para jush këtu në Lezhë, në këtë qytet kuvendi, dil njëherë, dil hajde ose këtu, ose hajde shkojmë në një studio dhe ti themi shqiptarëve, ti programin tënd, unë programin e PD, hajde tregoju shqiptarëve se, si mund të shpenzohen 21 mln euro me 140 udhëtime, në një kohë kur mund të udhëtoje 150 herë me avion tregtar siç udhëtojnë qytetarët.
Hajde tu themi qytetarëve si mund të hapet shishja e verës në kryeministrinë e Shqipërisë 33 mijë euro, gjë e cila mund të ndodhë vetëm në sulltanatin e Bruneit.
Hajde tu themi shqiptarëve pse u larguan nga Shqipëria gjatë 10 viteve tua, 1 mln e 99 mijë shqiptarë, nga toka e tyre, shtëpitë, dheu i tyre.
Hajde tu themi shqiptarëve a ka ndodhur ndonjëherë në historinë e tyre të jenë larguan në 10 vite, pothuajse gjysma e popullatës, apo doje ti zëvendësojë me singalezë dhe bangladeshas.
Pra nuk del dot, megjithëse ju them unë, edhe emri nuk më vjen për mbarë të ja dëgjoj, por prap se prap për hir të qytetarëve, për hirë të transparencës jam gati në çdo shesh, në çdo studio të ballafaqohem me të”, u shpreh Berisha.