CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Këlliçi: Paketa e Dhembshurisë garanci për minimum jetik, pensione të larta dhe ndihmë konkrete për familjet në nevojë!

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi shprehet se Partia Demokratike beson te tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, me fokus Paketën e Dhembshurisë, Këlliçi thotë se asnjë nga këto tre elementë, nuk merr kuptim nëse qytetarët jetojnë nën minimumin jetik, në kushte të mjerueshme dhe pa siguri financiare e mjekësore.

Statusi

Paketa e Dhembshurisë!

Partia Demokratike beson tek tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia. Por asnjëra nga këto fjalë nuk merr kuptim nëse qytetarët jetojnë nën minimumin jetik, në kushte të mjerueshme, pa siguri financiare e as mjekësore.

Duke marrë parasysh këtë gjendje emergjence të varfërisë, Partia Demokratike zotohet të ndërhyjë menjëherë me Paketën e Dhembshurisë.

Paketa e Dhembshurisë garanton minimumin jetik, pensione më të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë.

Asnjë nga këto pika nuk mund të realizohet nga Edi Rama, i cili ka dëshmuar në 12 vite se ka prioritet pasurimin e vet dhe të banditëve rrotull vetes, duke mbajtur shtresa të gjëra të shoqërisë në zgripin e mjerimit.

Kujdesi për më të dobëtit nuk është lëmoshë, është drejtësi dhe dinjitet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar …