Gjatë prezantimit të Programit të PD – ASHM për sigurinë dhe rëndin ku merrte pjesë edhe lideri i opozitës Sali Berisha, detaje e programit për kufirin dhe migracionin i ka bërë publike Diana Mjeshtri nga departamenti mbi Sigurinë Kombëtare dhe Rendin në PD.
Diana Mjeshtri: Pjesa e dytë e programit politik është fokusuar tek, siguria kufitare në Shqipëri dhe lufta ndaj krimit kufitar. Kufijtë janë të rëndësishëm për çdo shtet dhe e përcaktojnë atë dhe siguria kufitare është një nga shtyllat nevralgjike të sigurisë Kombëtare në Shqipëri. Pozita gjeografike e favorshme me kufij detarë dhe tokësorë dhe ajrorë e pozicionin Shqipërinë si një vend të rëndësishëm kur vjen puna tek lëvizje e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Ne rrugën midis Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, Shqipëria prej vitesh është angazhuar në atë që quhet, menaxhimi i integruar i kufirit çka nënkupton nga njëra anë lehtësim i lëvizjes për njerëzit, mallrat dhe shërbimet dhe nga ana tjetër fokusimi tek lufta kundër krimit ndërkufitar dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithëse janë hedhur miliona euro investime deri tani, kufijtë e Shqipërisë mbeten të pasigurte, jo vetëm për territorin tonë dhe banorët brenda por edhe për vendet fqinje. Edhe pse është investuar shumë tek radarët, mbi 30 milionë euro, është fakt që tashmë deti është kthyer në një kanal të trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogërave dhe kjo tregon se nuk duan ose nuk dinë të përdorin teknologjinë….Ose ka gjasa që nuk i lënë ti përdorin si në kohën e Saimir Tahirit.
Shqipëria është në listën e vendeve më problematike sa i përket trafiqeve të paligjshme dhe trafikun e qenieve njerëzore. Kemi një sistem azili në Shqipëri i cili në letër është bashkëkohor, modern por për mungesë të kapaciteteve njerëzore është kthyer me shumë në një mekanizëm që favorizon emigracionin e paligjshëm, se sa garanton mbrojtje të individëve që janë në nevojë….