Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka reaguar në lidhje me dhunimin e tij nga Ilir Demaliaj, kushëriri Linda Ramës, nusja e kryeministrit Edi Rama.
Ish-deputeti Kujtim Gjuzi u shprehet se Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotelit dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer.
Ai thotë se ka qenë i shoqëruar në tavolinë me kryetaren e degës së Tropojës Sanije Hajdarmataj. Gjithashtu ai thotë se, i ka kërkuar disa herë Demaliajt të tërhiqej, po ai s’ka dëgjuar.
Gjuzi: Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje. Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë.