Paketa e Emergjencës, ndryshim brenda 100 ditësh!

Gazment BARDHI
📍Në Thanasaj të Lushnjës kuptohet shumë qartë paradoksi në të cilin jetojmë. Ka rritje ekonomike, por kjo shkon për të pasuruar vetëm pak biznese, ndërsa shumica e njerëzve të zakonshëm janë më keq se 12 vite më parë. Kanë paguar më shumë taksa, por nuk kanë më shumë para, nuk marrin pensione më të larta, nuk kanë më shumë punë, kanë shumë më pak ose nuk kanë fare mundësi.
🗳️Me kandidatët Saimir Korreshi dhe Gentian Çela u kërkuam mbështetësve tanë që të përhapin kudo ku munden programin tonë. Njerëzit duhet ta dinë se ne kemi një Paketë Emergjence për t’i nxjerrë nga gremina 12 vjeçare!
🔹Minimum jetik 200 euro
🔹Asnjë pension nën 200 euro
🔹Rritje 20% për çdo pension
🔹Paga minimale 500 euro
🔹Paga mesatare 1200 euro
🔹Çmim 7 lek për energjinë
🚀Lekët për të bërë të mundur ndryshimin janë aty! Mjafton të mos i vjedhësh, siç bëri Belinda me drejtorët e saj për 12 vjet me radhë! Asnjë qindarkë nuk kanë për të gëzuar! Së bashku, do të bëjmë të mundur ndryshimin!
✅ Voto nr. 1️⃣ PD-ASHM 🇦🇱✌️

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …