Jam Alketa Lugaj, mësuese.
Si nënë dhe qytetare, vij sot këtu me vetëdijen se nuk mund të hesht dhe të qëndroj indiferente, kur shoh se si çdo ditë rrënohet arsimi, rrezikohet e ardhmja e vendit tonë.
Çdo ditë shohim se si zbrazen klasat. Pothuajse është përgjysmuar numri i nxënësve në qytet, në të gjitha nivelet shkollore. Të gjitha gjimnazet në zonat rurale janë drejt mbylljes. Me dhjetëra shkolla 9-vjeçare janë me klasa kolektive, ose janë mbyllur.
Zbrazja e frikshme e shkollave është pasqyra që reflekton largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve prej varfërisë, papunësisë dhe mungesës së shpresës. Një prej arsyeve është edhe përkeqësimi i shërbimit arsimor.
Suksesi i nxënësve mbështetet kryesisht në ndihmën prindërore dhe kurset private, jo në cilësinë e shkollave publike.
Kjo gjendje i ka rrënjët te dështimi i kurrikulës shkollore, te tekstet nën nivelin ndërkombëtar, te eksperimentimet e papërgjegjshme në reformat arsimore.
Një nga arsyet e përkeqësimit të arsimit është politizimi i skajshëm.
Drejtuesit e shkollave janë kthyer në komisarë politikë, patronazhistë që qëllim kryesor kanë shantazhimin e mësuesve për të siguruar vota dhe për të mbushur sallat me mësues e nxënës në takime politike.
Paaftësia dhe militantizmi janë të vetmet kritere për rekrutimin në administratën arsimore në zyrat vendore dhe drejtoritë rajonale.
Mungesa e meritokracisë demotivon mësuesit, shpërfill vlerat dhe cenon dinjitetin e profesionalizmin e tyre.
Mësuesi shpesh është i detyruar të shkëputet nga puna në klasë dhe është shndërruar në një burokrat që plotëson vetëm shkresa.
Në epokën digjitale, mjetet e vetme të mësimdhënies janë ende dërrasa e zezë dhe shkumësi.
Mësuesit u duhet të sigurojnë vetë laptop dhe internet për të plotësuar regjistrin elektronik.
Ndonjë laborator informatike apo shkencash qëndron si relikt, i mbyllur, dhe nuk vihet në dispozicion të nxënësve.
Çdo qershor, mësuesit shantazhohen përmes dosjeve me largimin nga puna.
Ata hiqen për shkak të bindjeve politike dhe në vend të tyre punësohen militantë partiakë përmes portalit famëkeq, me kritere që ndryshohen çdo vit.
Mësuesit po largohen. Ata janë më të keqpaguarit në rajon.
Qindra mësueseve të fillores, edhe pse me arsim të përkatshëm, u është ulur rroga dhe kërcënohen me largim nga puna për të mos ngritur zërin.
Shumë mësues detyrohen të bëjnë punë të dyta për të përballuar jetesën.
Shumë shpejt, mungesa e mësuesve do të jetë emergjencë kombëtare.
Por ka shpresë!
Programi i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës mishëron idealet e një arsimi modern dhe të drejtë.
Me vizion, ambicie dhe dhembshuri kombëtare, paketa për arsimin është dëshmi se për shpresën duhen dije. Për shpresën duhet pasion. Për shpresën duhet dhembshuri.
Buxheti për arsimin do të shkojë në 5% të PBB.
Paga mesatare e mësuesit: 1300 euro/muaj.
Paga minimale e pedagogut: 2000 euro/muaj.
Shkolla 9-vjeçare pa klasa kolektive.
Mbështetje sociale për familjet.
Bursa për shpenzimet e jetesës.
Shqipëria fillon nga dhembshuria.
Askush më shumë se mësuesit nuk e mishëron atë.
Pa të, nuk rrisim breza të së ardhmes.
Me të, bëhet Shqipëria madhështore.
Me dije, me dinjitet, me shpresë!