Përsëritet “rasti-Beleri”, inskenime dhe simulime të organizuara nga Vlora Hyseni dhe Ardi Veliu

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas lajmit për një arrestim të dyshuar për blerje votash, duke e cilësuar ngjarjen si një “simulim i pastër” i orkestruar nga strukturat shtetërore për qëllime propagandistike.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Vlora Hysenin dhe Ardi Veliun si organizatorë të këtij inskenimi, në përpjekje për të njollosur opozitën përpara zgjedhjeve të 11 majit.

“Po të garantoj mijë për mijë, kjo është si rasti i Belerit, këto janë simulime sepse është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve sepse e dinë që fluturojë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj, dhe të garantoj se sapo të mësoj emrin e personit që ka marrë pjesë, përjashtohet në mënyrë përfundimtare nga PD.

Përjashtohet si agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i policisë kriminale, nëqoftëse është njëri që e ka bërë.

Pra ai që e ka bërë, unë do ta përjashtoj nga PD si njeri të rekrutuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu. Se e kanë si ekspertë të sigurimit të shtetit të vjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi takime me biznesin e vogël në Fier: Më pak taksa, më shumë punë dhe para!

Në vijim të takimeve në terren në qarkun e Fierit, drejtuesi politik i PD, Gazment …