Gazetari: LaCivita shpërfytyroi Kamala Harris! PD po ofron ndryshim, në të gjithë botën ndryshimi fiton!

Gazetari Robert Papa, në një intervistë për Euronews Albania, deklaroi se Chris LaCivita i cili është organizatori kryesor i fushatës së PD dhe njeriu që qëndron pas sukseseve të mëdha republikane në SHBA nuk është i njohur për fjalime, por për strategjitë e forta të reklamimit politik, siç bëri me Kamala Harris dhe Rick Perry.

Sipas tij, në pak sekonda mesazhi i fushatës u dha qartë: 12 vite krim, drogë dhe largim i një milion shqiptarëve. Papa u shpreh se fushata e PD përfaqëson ndryshimin, ndryshe nga ajo e Edi Ramës që kërkon të mbajë status quo-në.

Ai theksoi se ndryshimi fiton gjithmonë në politikë, siç ka ndodhur në shumë vende të botës. Papa u shpreh skeptik për exit poll-et nga kompanitë italiane, por tha se LaCivita ka ekipin e vet për këtë. Më tej Papa shprehu se ardhja e këtyre emrave nuk është rastësi, por pjesë e një strategjie të mirëkalkuluar për rikthimin e opozitës

“LaCivita nuk shquhet për fjalime, është organizator i reklamave, fushatës së reklamave që shkatërroi Kamala Harrisin, ka shkatërruar më parë Perryn, ka zgjedhur që të flasë.
Në ato pak sekonda që foli, mesazhin e dha, 12 vjet krim, 12 vjet drogë, 12 vjet largim i një milioni shqiptarëve, kjo mjafton për mesazhin e fushatës.

Por personi që ka fuqi të vërtetë dhe ka qenë truri i Trump, është Paul Manafort, i cili në Breshia ka qenë në krah të zotit Berisha.

Paul Manafort nuk flet por është personi që Trump e kërkoi pas largimit të Biden nga skena si kandidat, pasi LaCivita dhe Walz, i cili është shefi i kabinetit, harxhuan rreth 700 mijë dollarë duke sulmuar Biden, moshën e kaluar, personi që e nuhati ishte Manafort, si dhe Gori Lewandowski, i cili ka qenë menaxheri i parë i fushatës në 2016.

U futën nga zoti Trump dhe Manafort bëri një lëvizje të zgjuar, ndihmoi, punoi falas për Trump duke ndërtuar strategjinë e fitores së tij të madhe, rikthimin e tij të madh, ai mendon se do të realizojë në këtë mënyrë edhe rikthimin e Berishës.

Nëqoftëse shikon fushatën e Ramës i cili kërkon të mbajë status quo-në, fushata e Berishës tregon për ndryshim, change, kudo në botë fiton ndryshimi.

Për sa i përket exit poll-eve që bëhen nga disa grupe italiane, unë nuk kam shumë besim sepse poll-et dështuan këtu në Amerikë, por vetë LaCivita ka një person tjetër për të kryer poll-et.

Unë nuk mendoj që një person që këtu mbahet përmes të cilit fitoi zoti Trump dhe i dha nderin të fliste ditën e fitores, të vijë në Shqipëri dhe të humbasë.
Kur kanë marrë parasysh që të mbështesin PD, opozitën si parti konservatore, janë bërë disa kalkulime, nga ana tjetër sulmet që bëhen ndaj LaCivita dhe Manafort janë foshnjarake, sepse ambasada amerikane nuk ka dalë kundër tyre, mjafton të thoshte që këta nuk përfaqësojnë qëndrimin e administratës amerikane, se më parë e kanë thënë këtë gjë.

Pra ata nuk po pengojnë kthimin e Berishës, mendimi im.

Dhe e dyta, Paul Manafort para 10 ditësh ka qenë rreth 2 orë në Mar-a-Lago, është një person i cili ka një miqësi të hershme me zotin Trump që nga viti 1981, dhe libri i tij i fundit ‘I burgosuri politik’, tregon qartë me atë dosjen e stisur të ndërhyrjes ruse ku personi edhe u dënua, por më pas e fali zoti Trump dhe Trump e cilësoi ‘brave man’, nuk pranoi të shpifte kundër meje.

Janë 2 persona të tillë, Paul Manafort dhe Peter Navarro, të dy u dënuan, të dy janë nga njerëzit më të afërt të zotit Trump. Tani në një fushatë të një vendi të vogël në Ballkan, të kesh 2 figurat kryesore të fushatës së Trump nuk është pak”, u shpreh gazetari Robert Papa.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron revokim të licencave të Ramës për mbjelljen e kanabisit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë garancinë për dhënie përparësie të sektorit të prodhimit, …