Kush është strategu tjetër i fitores së Trump në 2016, sot në krah të Berishës

Si asnjëherë më parë në historinë e këtyre 33 viteve lideri i opozitës, Berisha është i rrethuar nga amerikaët në këtë fushatë elektorale. Bashkë me të janë  dy strategë të fitores së fushatave presidenciale të Presidentit Trump.

Nuk është vetëm LaCvita. Ai tashmë është bërë pjesë e fushatës elektorale edhe me mesazhet drejtuar shqiptarëve nga takimet eletorale. Por startegu tjetër i fushatës së Presidentit Trump që ka ardhur të mbështesë Berishën, është Paul Menafort.

Menafort u bë i njihur në Shtetet e Bashkuara kur në 2016 drejtoi fushatën elektorale të Presidentit Trump në një betejë epike që Trump e fitoi duke pasur ërballë të gjithë establishmentin.

Manafort i është bashkuar fushatës presidenciale të Trumpit në mars të vitit 2016, ndërsa më vonë është bërë udhëheqës i fushatës. Manafort dhe Trump kanë qenë të lidhur qysh në vitet 1980, kur Trump e ka angazhuar firmën lobuese të Manafortit për të ndihmuar Organizatën Trump.

Suksesi i fushatës së Trump në 2016 coi në përdorimin e mekanizmit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara për të goditur drejtuesin e fushatës së tij, Manafort.

Ndaj Manafort nisën hetime për aktivitetin e tij dhe e shpallën armik për lidhje me të Rusinë, një akuzë të cilën më pas e përdorën edhe ndaj Presidentit Trump dhe ndonës e e hetuan për 4 vite si përfundim e mbyllën dosjen duke u vetëdemaskuar si të keqpërdorur.

Manafort u dënua, por Presidenti Trump lëshoi një dekret falje vetëm disa ditë pas rikthimit të tij historik në Shtëpinë e Bardhë në janarin e këtij viti. Manafort është një mik i LaCivita dhe tani janë në një koordinim të plotë edhe me stafin tjetër amerikan në mbështetje të Berishës për zgjedhjet e 11 majit.

About Krye Redaktor

Check Also

Përplasja e Ramës me ndërkombëtarët për farsën e 11 majit dhe reagimi i Berishës

Pyetje: Doktor, ju po bëni cdo ditë denoncime, dhe nëjri prej tyre ishte ditëne  sotme. …