Noka në Kombinat: Rama rriti TVSH e çmimet! Me programin e PD, lehtësimi ndihet në xhep!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për rritjen e kostove të jetesës në Shqipëri, në një kohë kur qytetarët jetojnë në varfëri, duke e krahasuar me vendet e botës së tretë, Bangladeshin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka thotë se taksa progresive e qeverisë Rama, penalizon punëtorët dhe profesionistët, duke rritur TVSH-ne dhe çmimet bazë.

Teksa ka parë nga afër zonën e Kombinatit, e goditur masivisht nga politikat e qeverisë Rama, Noka u bën thirrje qytetarëve të votojnë rotacionin, përmes programit të PD-ASHM.

Postimi

Me Ramën #shqiptarët paguajnë si në #Zvicër, por jetojnë si në #Bangladesh. Taksa e tij progresive penalizon punëtorët dhe profesionistët, rrit TVSH-në dhe çmimet bazë. Rritja e kostos së jetesës godet më së pari familjet e varfëra, e në #Kombinat të Tiranës ka plot të tilla, prandaj ka ardhur koha për rrotacion. #PD-ASHM ka një program.

Me taksën e sheshtë 10%, lehtësimi ndihet në xhep. Kjo taksë e drejtë dhe e thjeshtë e lehtëson shtresën e mesme dhe biznesin e vogël. Kështu punon e sillet një shtet 1, që ka në fokus shtetasit e tij.

1.PD-ASHM

About Redaksia

Check Also

Programi për bimët medicinale, Berisha: Do negociojmë për zero tarifa me SHBA! Do u kompensojmë për eksportet

Teksa ka prezantuar programin e PD-ASHM për bimët medicinale me prodhuesit, kryetari i PD, Sali …