Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin e prezantimit të kandidatëve të koalicionit Shqipëria Madhështore në Vlorë, ku vlonjatët i rezervuan një pritje madhështore.
Nga pamjet dallohen mijëra vlonjatë të cilët brohorasin në momentin që Berisha futet në pallatin e sportit ku po zhvillohet edhe takimi.
Kujtojmë se nga data 11 prill kur u zhvilluar hapja madhështore e fushatës elektorale në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, shqiptarët i kanë rezervuar një pritje entuziaste Berishës edhe në takimin e Breshias në Itali, apo në Durrës.