Vokshi: Koncesioni e Chek upp ka përfunduar, Vilma Nushi marr ende para!

Deputetja e PD, Albana Vokshi teksa ka vijuar akuzat ndaj sipërmarrëses Vilma Nushi për koncesionin e Chek upp në shëndetësi, u shpreh se kjo kontratë ka përfunduar që në janar të këtij viti, ndonëse ende vijon të marrë para nga taksapaguesit shqiptarë.

Pas seancës në GJKKO, ku ishte thirrur për të disatën herë për t’u përballur me padinë për shpifje nga biznesmenia, Vilma Nushi, Vokshi tha se për koncesionin e chek upp në shëndetësi nuk është marrë vendim për amendim të kontratës, e si e tillë theksoi deputetja e PD, pagesat për këtë koncesion duhej të ndërpriteshin.

Vokshi dha garancinë se përgjegjësit e abuzimeve në shëndetësi, përfshirë Ramën, Manastrirliun, Beqajn dhe biznesmenen Nushi do të përballen me ligjin pas 11 majit.

“Do vijoj herën tjetër kur është caktuar seanca e radhës më 24 prill, ora 09.00. Sot që flasim, e dini ju se afati i chek upp ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi paguhet edhe pse s’ka amendim kontrate. Kemi kallëzuar edhe Vilma Nushin, Manastrirliun, Ramën e Beqajn. Më 11 maj kjo merr fund, marrin fund koncesionet abuzive e korruptive. Çdo para e abuzuar nga ata do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …