Deputetja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar sot një shkelje të ligjit zgjedhor. Në një deklaratë për median, Zhupa tha se në KZAZ 93 në Konispol po shkelet ligji.
Zhupa u shpreh se kjo njësi po funksion në shkelje të ligjit nga dy funksionarë të administratës publike që përdoren si vegla elektorale.
Zhupa shtoi se Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për nënkryetarin e Bashkisë Konispol dhe bëri thirrje që organet kompetente të marrin masa urgjente.
“KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit nga dy funksionar të administratës publike që përdoren si vegla elektorale.
Përgjegjësja e Gjendjes Civile, Eva Uzeir që nxjerr listat e zgjedhësve, është njëkohësisht edhe nënkryetare e KZAZ që pret listat e zgjedhësve.
Nënkryetari Bashkisë Konispol Julian Lako, njëkohësisht sekretar i KZAZ humb vulën e KZAZ 93! Shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Vula nuk lëviz nga KZAZ dhe përdoret vetëm kur ka kolegjialitet, nuk është objekt që merret si përdorim personale nga sekretari.
Organet kompetente të marrin masa urgjente, Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për Z.Lakon.
Ndërkohë përfaqësuesi ynë në KQZ do kërkojë sipas kodit zgjedhor shkarkimin e menjëhershëm të dy funksionarëve publik që përfaqësojnë PS, në KZAZ 93”, u shpreh Zhupa.