CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: 11 Maji, beteja e jetës sime!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, i konsideroi zgjedhjet e 11 Majit si “betejën e jetës” së tij.

“Beteja e 11 majit është beteja e jetës sime. Unë isha ndarë pothuajse nga politika, kisha mbajtur një rol që vetëm ata që më njohin nga afër e kanë kuptuar. Unë edhe në diktaturë kam dalë në shkrimet e mia me kritika shumë të ashpra për regjimin. Edhe pasi u largova nga funksionet drejtuese unë mbajta dy linja kryesore: çështjen e Kosovës, sepse e kuptova që ndryshoi kursi. U shndërrua në çështje të negociatave sekrete midis 2-3 personave që hapën një skenar ndarjeje të Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ishte copëtim i Kosovës në favor të Serbisë”, tha Berisha.

“Ndiqja me forcë edhe veprimtarinë e krimit të organizuar sepse kërcënonte mediat dhe bizneset. Krimi i organizuar i mbështetur nga politika po bëhej i plotfuqishëm. Unë këto dy linja mbajta”, shtoi kreu i PD-së.

Kur u pyet nëse kjo është beteja e tij e fundit apo e radhës, Berisha u përgjigj: Anglezët thonë “never say never”. Nuk thua dot “kurrë më!”. Kjo është beteja e fitores. Kjo betejë synon që këtë narkoshtet ta dërgojë aty ku meriton me votën e lirë. Unë shoh entuziazëm te shqiptarët, e kanë pritur shumë mirë programin tonë. Është programi më i mirë që kam imagjinuar ndonjëherë për vendin tim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …