Berisha: Listën e PS në Tiranë e kryeson Korba e Korrupsionit! 20 mijë shqiptarë i lanë të vdisnin nga Covid-i

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj Ogerta Manastirliut e cila është e para e listës së Edi Ramës në Tiranë.

‘Shihni kush e drejton Tiranën. E drejton një person që 100 herë nuk mund t’i gjesh emër tjetër përveç Korba e Korrupsionit. Pse e them këtë? Sepse ministre shëndetësie, ajo vodhi dhe shpërdoroi me klanin e saj dhe Edi Ramën, qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, për të blerë respiratorë, për të blerë ilaçe.

“Tani, është i vetëm ai? Jo, nuk është i vetëm. Merrni pak, shihni ekipin e tij. Urdhëroni, ja ku e keni ekipin. Shiheni pak, ja ku e keni.

Shihni këta njerëz, këtë ekip. Shihni kush e drejton Tiranën.

E drejton një person që 100 herë nuk mund t’i gjesh emër tjetër përveç Korba e Korrupsionit.

Pse e them këtë? Sepse ministre shëndetësie, ajo vodhi dhe shpërdoroi me klanin e saj dhe Edi Ramën, qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, për të blerë respiratorë, për të blerë ilaçe.

Dhe në vend të tyre, bashkë me Edi Ramën, shndërroi Tiranën në një megaspital. Vendosi praktikën e shtrimit në spitale më të kufizuar në Europë dhe në botë.

Kosova me një popullatë 40 përqind më të vogël se ne, kishite 1200 shtretër, Shqipëria 500 realë dhe 700 me gënjeshtra.

Pse vdiqën 20 mijë shqiptarë nga Covid-i? Ajo qe sëmundje e rëndë, por ata vdiqën se nuk u mjekuan. Dhe nuk është se nuk pati praktika. Vendi me vdekshmërinë më të ulët në botë, bëri shtrimet më të mëdha në botë. Japonia bëri shtrimet më të mëdha se SHBA, Franca, Gjermania dhe pati vdekshmërinë më të ulët.

Kurse këta talleshin, këta fshihnin vdekjen. E paimagjinueshme, ajo dilte dhe ua pjesëtonte shqiptarëve me tre numrin e të vdekurve.

Ajo tani drejton Tiranën. Po ku mund ta krahasosh?

A nuk është dallimi si nata me ditën midis saj, Erisa Bajazitit, Ilda Zhulalit dhe Akil Krajës?

Nuk janë këta, këta janë të padenjë.

Po çfarë meritash ka Pëllumbesha Spirogjoka?

Çfarë meritash ka ajo përveçse i thotë Edi Ramës, Skënderbeu?

Urdhëroni, vjen me gjërat më të thjeshta në detyrë, bëhet 5-milionëshe dhe bëjnë garë me njëra-tjetrën për alta modën.

Kam shëtitur jo pak dhe nuk kam parë kurrë ministra luksi si në Shqipëri.

E ka lënë Ronald Regan, kur i thotë Nensit që, ajo kishte perla artificiale që kushtonin 10 dollarë. Mirë, se kaq i mbajnë qytetarët tanë tani,edhe ne do bëjmë si ata.

Pra, nuk do ndalem më shumë tek këta njerëz, por këta janë armiq të qenies tonë, jo vetëm të demokratëve.

Ndaj nesh janë sjellë si armiq, por ata janë armiq edhe të socialistëve të ndershëm, të qytetarëve të ndershëm.

Unë kam dalë, kam shëtitur në treg, kam takuar njerëz të të gjitha bindjeve, por të gjithë ata ishin qenie jashtëzakonisht të dhimbshme. Nuk shesim gjë, më thoshin. Tjetri më tha, unë jam më i riu këtu, nuk ka të ri. Tjetri më tha, xhiro që bëjmë ditën e festës, vetëm ajo i afrohet xhiros që bënim para ardhjes së tyre në pushtet”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …