Berisha: Të rinjtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fushatë për të rrëzuar këtë diktaturë!

Kreu i PD, Sali Berisha në takimin me të rinjtë e FRPD, ka nënvizuar rolin dhe rëndësinë e tyre në fushatën elektorale, duke i quajtur ata faktor kyç për arritjen e fitores dhe rrëzimin e regjimit aktual.

Ai theksoi se sa më shumë që të rinjtë angazhohen dhe përfshihen në fushatë, aq më të mëdha bëhen shanset për sukses.

“Sa më shumë që tregoni veten tuaj te qytetarët, aq më të mëdha do të jenë shanset tona për fitore. Ju thashë, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kavajës ishte në një zonë që ndonjëherë voton për ne, ndonjëherë jo. Dhe çfarë bëra, më tregoi ai.

Mora gjithë stafin tim, të rinj. Punova vetëm me të rinj. Të rinj në çdo cep, në çdo detyrë, kudo. Dhe jo vetëm zona ime doli fituese, por edhe zonat fqinje u ndikuan aq shumë nga fushata e të rinjve.

Sepse sa më shumë që takoni njerëzit, sa më shumë që lëvizni, ju jeni reklama më e mirë për këtë fushatë. Ju bëni një kontribut të vërtetë dhe të jashtëzakonshëm. Keni një moment në jetën tuaj për të kontribuar në rrëzimin e kësaj diktature. Ne do ta rrëzojmë atë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Masakra elektorale/ Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është …