LaCivita: E vetmja e ardhme që kemi këtu është nëse Berisha zgjidhet kryeministër

Chris LaCivita, në takimin me të rinjtë demokratë ka theksuar se e vetmja mundësi për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë është zgjedhja e Sali Berishës si kryeministër.

Ai e ka quajtur momentin aktual si një “shpërthim” të domosdoshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kuptojnë dështimin e qeverisjes së Edi Ramës dhe nevojën për ndryshim të menjëhershëm.

Ajo që dua të them është se, çdo ditë duhet të jetë, çdo ditë duhet të jetë një shpërthim, si një zgjim i ri. Një zgjim dhe edukim i elektoratit për mënyrën se si Edi Rama ka dështuar keqazi në këtë vend.

Unë kam një rregull të ngjashëm: të jesh i shkurtër, i qartë dhe të përçosh mesazhin në mënyrë të vazhdueshme. Dhe e vetmja e ardhme që kemi këtu është nëse z. Berisha zgjidhet. Përndryshe, do të kemi më shumë nga e njëjta gjë.

E dini, në politikë, nëse përpiqesh të “shtysh” me zor diçka, kjo duket artificiale. Dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh vetvetja. Siç tha edhe z. Berisha, të jesh i vërtetë me veten, i vërtetë me atë që përfaqëson si parti, të luftosh për taksa më të ulëta, të luftosh për njeriun e zakonshëm që punon, dhe të tregosh qartë se ky vend nuk përballon dot edhe katër vite të tjera me Edi Ramën. Thjesht nuk mundet. Ky është momenti shpërthimit. Faleminderit!”, tha LaCivita.

About Redaksia

Check Also

Arrestimi, shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës ja fut vrapit

Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në …