Drejtuesi politik i PD për Qarkun Berat, Eno Bozdo ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të prezantimit të kandidatëve të opozitës me prezencën e kryedemokratit Sali Berisha.
Duke renditur të gjitha plagët që kanë prej 12 vitesh shqiptarët nën qeverisjen e Edi Ramës, Bozdo theksoi se në 11 maj qytetarët e kanë shumë të thjeshtë të votojnë PD-në për ta bërë Shqipërinë Madhështore.
Bozdo: Kjo është Shqipëria që ne duam dhe ju përfaqësoni ata shqiptarë që nuk u tutën, nuk u thyen, rezistuan në emër të lirisë, të vlerave njerëzore, në emër të demokracisë dhe dinjitetit të Beratit dhe më gjerë se kaq. 11 maji është një ditë kur ne votojmë për një të ardhme, fermerët votojnë midis rrënimit që i ka pllakosur 12 vite dhe një programi të jashtëzakonshëm të PD që i pasuron dhe i kthen në njerëz me dinjitet.
Biznesi i vogël voton, midis varfërisë dhe një programi të jashtëzakonshëm të PD që do t’i shohë ata të punojnë me nder dhe dinjitet, pensionistët votojnë midis skamjes dhe mjerimit dhe një programi të jashtëzakonshëm të PD që i bën ata të jetojnë me nipërit dhe mbesat e tyre dhe jo fillikat siç janë sot. Arsimtarët votojnë midis shtypjes politike, rroga të vogla, klasa kolektive, njerëz që ikin dhe një programi të jashtëzakonshëm të Shqipërisë Madhështore ku dinjiteti njerëzo, arsimtari, figura e tij ngrihen në piedestal.
Zgjedhjen e kemi shumë të thjeshtë, në 11 maj votojmë PD, votojmë Doktor Berishën, votojmë Shqipërinë Madhështore.
Fitore!
Fitore!
Fitore!