Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një takim me qytetrët e Beratit ku prezantoi edhe kanditatët e PD për këtë qark.
Në këtë takim mori fjalën edhe pensionisti Bardhyl Qafa ku u shpreh se puna e një jete të tërë e bëri të merrte një pension qesharak dhe programi i PD-së i ka dhënë shpresë për të ardhmen.
Bardhyl Qafa
Sot jemi mbledhur në këtë kuvend me nderin e madh që na bën doktor Berisha. Doktor, profesor Berisha, deliri i madh i opozitës, deliri histori, baca e demokracisë shqiptare. Jam pensionist dhe kam punuar në arsim për 46 vjet e gjysëm. Punova një jetë të tërë dhe mora sot një pension qesharak. Jam sot këtu për t’ju treguar për vete, por i bindur që do të flas edhe për çdo pensionist të vendit. Më nxiti kur morëm pensionin të flisja sot përpara bacës së demokracisë z.Berisha.
Kur mora penisonin më thanë ta hash me buk dhe unë për edukatë i thash faleminderit. Ne pensionitët jemi të braktisur në 12 vitet e qeverisë Rama, e cila nuk arriti të rriste asnjëherë pensionet. Me pensionet minimal që marrim nuk na del as për ilaçe e muajit, për të mos folur për ushqimet e përditshme fruta dhe perime. Unë dhe të gjithë pleqëritë tjerë jemi në kufinjtë të jetës. Pa ndihmën e fëmijëve nuk do ishim këtu. I ndihmuam u shkolluan jashtë dhe kanë ardhur në Shqipëri ku janë varret e gjyshërve, ku janë të dashurit e tyre. Pa ndihmën e fëmijëve do të kisha ikur tek ‘babazoti’.
Unë jam i bindur që asnjë pensionist nuk kërkon lëmoshë me karakterin e nderit të shqiptarit, kërkojmë vetëm shpërblimin për atë djersë që kemi derdhur në vite. Doktori është okulari i të gjithave. Kur pashë në televizor programin e PD-së, ndjeva shpresë. Ky program i ofron pensionistëve dinjitet dhe besoj program i PD-së na ka ofruar shpresë për çdo pensionist në shoqëri. Ju doktor keni treguar që e mbani fjalën.
Faleminderit!