Nga Ndriçim KULLA
Sot regjimi i Edi Ramës më së paku e kishte detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë të bënte llogaridhënie pse , për çfarë arsye e la procesin e integrimit evropian tek pragu i shtëpisë duke mos ia hedhur asnjë çast dytëpër të bërë asnjë hapë përpara, madje në shumë prej kritereve thelbësore të këtij procesi ka një deformim të tij ose shkatërrim të tyre.
Pra në vend që të shihnim një proces reflektimi mbi një nga dështimet më spektakolare të këtij shkatërrimi nga ana e mazhorancës qeverisëse, po shikojmë për çudi një teatër absurd të gjoja një zgjimi të pa pritur të procesit të integrimit nga qeverisja sikur ka zbuluar kutinë magjike me një përfundim të faktit të kryer.
Pasaporta evropiane shëtitëse e Edi Ramës duket se ka filluar si akti parë i këtij teatri.
Piramida shëtitëse e Edi Ramës po vazhdon turin nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, nga Shkodra në Elbasan, nga Elbasani e kudo në të gjitha cepat e Shqipërisë. Por më e dizenjuar ajo shfaqet në qendrat qytetase të Evropës ku ka emigrant shqiptarë e shtirur dhe e sforcuar me një sentiment të rremë njerëzor.
Pasaporta Evropiane e shqiptarëve është një e ofertë e falsifikuar që nuk ka asnjë element realist në vërtetësinë e saj për tu besuar dhe krejt e veçantë në llojin e saj.
Çdo shqiptarë që ka jetuar në vendin e tij, por edhe ata të cilët regjimi i ka detyruar që të marrin rrugën e kurbetit dhe që aktualisht jetojnë në një tokë të huaj në Evropë, Australi, Kanada apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e kanë hequr kurrë vëmendjen, duke parë në horizont në çdo çast që qeverisja 12 vjeçare e Edi Ramës ta bënte të ditës projektin e saj të integrimit evropian duke e ringjallur sadopak projektin e së të cilit Partia Demokratike e la udhëtimin e tij pikërisht tek pragu i shtëpisë.
Në këtë stanjacion të krijuar nga mungesa e qartë e interesit të Edi Ranës dhe qeverisjes së tij , për integrimin evropian na ishte krijuar përshtypja të gjithëve, se kjo aspiratë historike e shqiptarëve ishte hedhur mbrapa krahëve të historisë dhe regjimi i instaluar në Tiranë dukej se më shumë rëndësi i jepte diplomacisë orientaliste. Duke fuqizuar lidhjet me Taip Erdoganin ose zbatimit të filozofisë se majtë të Xhorxh Sorosit e duke e kthyer integrimin në një hije të së vërtetës së tij.
Madje në këtë braktisje totale që i bëri qeverisja 12 vjeçare e Ramës më të alarmuar u shfaqën ata, evropianët, po aspak qeverisja shqiptare, që e kishte të detyrueshme gjetjen e rrugëve për ta inkurajuar procesin e saj të ndaluar.
Integrimi evropian ka qenë dhe do të mbetet ëndrra më e madhe e shqiptarëve të periudhës së pas viteve 90-të. Përtej simbolit dhe imazhit që kjo ëndërr mbart në vetvete, shpeshherë ajo na është dukur e largët, iluzive, shumë e vështirë për t’u realizuar,aq sa të na ngjajë e gënjeshtërt, edhe pse ne si popull s’kemi qenë kurrë të pa vërtetë ndaj saj.
Samiti i Berlinit dhe 12 pikat e Bundestagut janë një nga dëshmitë e shumta të vullnetit evropian të shprehura hapur ose me diplomaci nëpërmjet Gjermanisë, se Shqipëria e kishte vendin në Evropë, por që rrugëtimi i saj të përshpejtohej duhej që fillimisht ajo të ndërgjegjësonte veten për përmbushjen e kritereve politike ,pa realizimin e së cilave porta e Bashkimit Evropian as që mund të mendohet se do hapet ndonjëherë.
Por qeverisja dhe politika jonë e këtyre 12 viteve, na e kanë bërë të tillë këtë imazh, duke e menduar afrimin ndaj saj si një rrugëtim që nuk mund të rroket dot tërësisht prej saj në gjithë largësinë e vet, ose për ta thënë me një shprehje poetike, si një grua të bukur e cila i tërheq aq shumë njerëzit, por që pikërisht në sajë të bukurisë, përsosmërisë dhe qashtërsisë së saj, edhe i frikëson aq shumë ata.
Sot monstra që fatkeqësisht na drejton në mënyrë të pa drejtë, është i zbuluar, në qiell të hapur natën dhe në diell ditën. Nuk ka më fuqinë mediatike të krijuesit të tij si në Amerikë ashtu edhe në Evropë, ndonëse në Komisionin Evropian ka ende rrëza të fshehta qe i ofrojnë mbështetje sigurisht për arsye vetëm sorosiane.
Ndaj idetë e tij të mbrapshta kësaj radhe kanë vëmendjen dhe reagimin më të shpejt si nga kancelaritë perëndimore Evropë –Amerikë, por sidomos nga shtypi më prestigjioz perëndimor.
Në të rejat e hapjes së fushatës elektorale të regjimit në ceremoninë e hapjes së saj gjetja e mundimshme e certifikatës së Evropës nga kjo mazhorancë i ngjante një kungulli që kërcen nëpër ferrë dhe përveç fletëve që e gjelbërojnë pakë është punë e vështirë që të gjesh një frut mes kërcellit të tij.
Ajo që ra në sy menjëherë nga hapja e fushatës elektorale të regjimit në Tiranë dhe që dallohej qartë është filozofia e vjetër e politikës së tij: Asgjëja e mundësisë së ndryshimit me pëlhurën e mbuluar për të mbajtur varuar edhe më tej shpresat e shqiptarëve te “kryevepra” e tyre iluzioni i rremë i integrimit .Duke e lënë të mbuluar shkretëtirën e madhe që kanë krijuar brenda në stepën e qyteteve dhe fshatrave të braktisur nga fryma e njerëzve të cilët kanë ikur dhe e kanë ndalur frymën në vende të tjera, ku kanë mundur që të gjejnë pak shpresë, si njëlloj me komunistët e dikurshëm, ata bënë paradën madhështore të fitores së sigurt me risinë tyre gjeniale të 12 yjeve që i korrespondon të 12 qarqeve.
Ata realisht bilancin e 12 viteve të dështuara dhe të inkriminuara me drogë dhe korrupsion kriminal në të gjitha drejtimet e jetës shoqërore dhe administrative i kanë kthyer përmbys në tymnajë të propagandës gebelsiane të medieve shërbyese duke i quajtur vite suksesesh. Ideja “madhështore” e kryeministrit shqiptarë për futurizmin integrues me afat të përcaktuar prej tij me vite dhe muaj të përcaktuar prej tij, ekspozon më së miri krizën e madhe që ka krijuar asgjëja e programit të tij elektoral.
Drogë, dollarë dhe diplomaci e përshkruan në mënyrë sintetike ZDF kanali televiziv gjerman Shqipërinë e sotme nën drejtimin e Edi Ramës. Kanali prestigjioz gjerman në dokumentarin e tij shprehë shqetësime të mëdha dhe shumë alarmante për sigurinë evropiane e cila kërcënohet seriozisht nga një narkoshtet në oborrin e Evropës.
Premtimi që u bën Edi Rama votueseve sot në këtë fushatë elektorale, nuk është ofertë, nuk është as edhe ndonjë ide e cila bie erë perspektivë, qoftë edhe e largët për integrimin. Kjo është kthyer nga ora në orë në një shashkë fushate për të justifikuar së paku programin e dështuar dhe krejt inekzistent të Partisë Socialiste, e cila përveç kopjes së shëmtuar të folklorit me daulle dhe tallava nuk ka sjell dot asgjë prej gjëje të re.