Bardhi në Patos: Balluku me drejtorët e saj mbetën dyerve të SPAK-ut, po hetohen për vjedhjet monstruoze

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi në turin e tij të radhës në takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, është ndalur në Patos.

Gjatë takimit me ta, Bardhi shprehet optimist për ndryshimin që banorët e Patosit kërkojnë pas 11 majit.

Secili prej tyre, nga rinia, të moshuarit dhe blegtorët, kërkojnë punë, rritje pensionesh dhe mbështetje për fermerët, por Bardhi nuk kurseu ironinë ndaj Belinda Ballukut, që sipas tij së bashku me drejtorët e saj, mbetën dyerve të SPAK-ut, që po heton vjedhjet e tyre monstruoze.

Postimi

Banorët e Patosit duan ndryshimin dhe këtë e thonë sa herë shtrëngojmë duart me ne. Më të rinjtë duan punë, por punë nuk ka. Më të moshuarit duan rritje pensionesh, por as kjo nuk bëhet. Fermerët dhe blegtorët duan mbështetjen e qeverisë, por Belinda Balluku me drejtorët e saj, mbetën dyerve të SPAK-ut, që po heton vjedhjet e tyre monstruoze.

Kishim mundësinë t’u shpjegonim njerëzve se papunësia, mungesa e infrastrukturës bazike, mungesa e mundësive për zhvillim janë tre plagët që ne do t’i shërojmë duke investuar në mënyrë të qendrueshme, duke rritur pagat dhe pensionet, duke subvencionuar fermerët dhe blegtorët punëtorë të Patosit.

Me votën e 11 Majit për PD, do ta bëjmë Patosin një vend më të mirë për të punuar dhe për të jetuar!

Voto nr. 1

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Pashkën nga Dibra: Ngjallja është shpresa, është përjetësia e jetës, e vlerave, e njeriut!

Nga Dibra, ku prezanton kandidatët e PD-ASHM, lideri demokrat Sali Berisha ka uruar festën e …