Berisha: Do bëj gjithçka që të rinjtë të ndërtojnë ëndrrën e tyre këtu! Tregtarët i dhurojnë kostumin kombëtar

Tregtarët e Krujës i dhuruan Sali Berishës një kostum kombëtar dhe një shall tradicional, si shenjë respekti dhe mbështetjeje në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

Kreu i opozitës, u zotua se do të punojë pa u lodhur për një të ardhme më të mirë për të rinjtë shqiptarë.

Berisha tha se, do bëj gjithçka që ata të ndërtojnë ëndrrën e tyre këtu. Shqipëria nuk bëhet ndryshe, ajo bëhet kur të rinjtë ndërtojnë jetën, familjen dhe shpresën e tyre në këtë vend.

“Unë kam bërë një dhuratë nga mamaja, një jelek artizanal… Këto janë dhuratë për Doktorin.

Duhet ta hiqja xhaketën, por u fiksuat ju. Shumë faleminderit.

Mirë se na erdhe kapedan. Mirë se na erdhe me këmbë të mbarë dhe me ndryshim të madh…

Me ndryshim të madh.

U urojmë shëndet. Po të gëzoni ju shëndet, do gëzojë e gjithë demokracia shëndet të plotë. Kemi besim shumë të madh tek ti.

Faleminderit prej jush. U jam shumë mirënjohës, 11 do të jetë dita jonë, do të jetë ndarja nga e keqja e madhe që i ka rënë këtij vendi. Dhe një fillim tjetri i ri i madh.

Ishalla me një të ardhme më të mirë për rininë… po ta dhuroj edhe një shall. Me fitore… Doktori kryeministër për të gjithë rininë shqiptare…

Të jesh i sigurt që do bëj gjithçka që ata ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në këtë vend. Se Shqipëria bëhet vetëm kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj këtu. Kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj, kur ëndrra juaj të bëhet realitet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …