Maturantët-Berishës: Jemi të gjithë njisha! Shitësja i dhuron bufin, kreu i PD: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha u prit me entuziazëm në Tregun Artizanal në Krujë, ku shumë të rinj, kryesisht maturantë nxitonin të bënin foto me udhëheqësin e opozitës, duke e ndaluar herë pas herë për një foto me të.

“Jemi të gjithë njisha”, u shpreh një nga maturantët teksa fotografohet me liderin demokrat.

Një suprizë Berisha pati edhe nga një shitëse në tregun artizanal, e cila në pamundësi për ta takuar personalisht i kishte rezervuar kryedemokratit një dhuratë të veçantë, bufin.

“Një simbol të mençurisë”, e konsideroi udhëheqësi Berisha duke thënë se, “e çmend Ramën”!

Bashkëbisedimi

Doktor, suksese! Një nga shitëset nuk arriti dot të takojë, por ta ka bërë dhuratë…

Aaaa, simboli i mençurisë! E çmendi Edi Ramën. E çmendi! Shumë faleminderit.

Tani e kam me këta njishat. Se jemi të gjithë njisha. Tani, jemi të gjithë njisha. Njisha të gjithë… Bravo, bravo!

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …