Berisha: Do të bëjmë gjithçka për çlirimin e vendit nga bandat kriminale dhe vrasësit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për dy atentatet në Lezhë e Tiranë që tronditën vendin mbrëmjen e djeshme. Nga Kruja, gjatë takimit me bizneset artizanale, Berisha tha se, masakrat që lënë pas ngjarjet kriminale kanë vetëm një emëri, Edi Rama, që sipas Berishës është kryesocialisti që i ndërsen.

Me rritjen e pasigurisë publike, lideri demokrat Sali Berisha premtoi çlirimin e vendit nga bandat kriminale dhe vrasësit.

Berisha tha se, ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist.

“Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të Krujës, pavarësisht nga bindjet politike, nuk është çështja për PD-në këtu apo për ndonjë parti tjetër, çështja është në radhë të parë për xhepin tënd, për pensionin tënd, për rrogën tënde, për biznesin tënd.

Krujës i premtoj investimet më serioze, me ujësjellësin, në lidhjen me Tiranën, në zonat turistike të cilat nuk arrihen dot.

I premtoj çlirimin e çdo centimetri katror të këtij vendi nga banditët, nga vrasësit, nga gjobëvënësit.

Ju e morët vesh, nga një masakër në një masakër tjetër.

Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe gjer tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato, por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar.

Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë.

Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist. Ne do bëjmë ligjin!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Pashkën nga Dibra: Ngjallja është shpresa, është përjetësia e jetës, e vlerave, e njeriut!

Nga Dibra, ku prezanton kandidatët e PD-ASHM, lideri demokrat Sali Berisha ka uruar festën e …