Leskaj takim me pensionistët: Në 100 ditët e para do të vendosim minimumin jetik 200 euro

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, zhvilloi një takim me pensionistët e qytetit, ku shprehu shqetësimin për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen. Leskaj theksoi se në 12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, pensionistët janë mashtruar vazhdimisht me premtime për rritje pensionesh që nuk janë mbajtur, duke humbur besimin te kjo qeveri.

Gjatë fjalës së tij, Leskaj prezantoi një pjesë të programit të Partisë Demokratike, të quajtur “Paketa e dhembshurisë”, e cila synon të përmirësojë jetën e shtresave në nevojë dhe veçanërisht pensionistëve. Ai premtoi se në 100 ditët e para të qeverisjes së ardhshme do të vendoset një minimum jetik prej 200 eurosh për çdo qytetar shqiptar.

Çdo pensionist do tê pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-sê që paguan për blerjet e ushqimeve bazë,energjisë elektrike ,uji dhe ilaçeve ,duke përfituar rreth 450 euro në vit.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …