Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse shpopullimi është në maksimum…
Berisha: Për Krujën, do ndërtojmë rrugën Krujë-Tiranë. Nxitja e bizneseve që të zgjerojnë dhe të prodhojnë sepse të rinjtë duan punë. Tërheqja e industrive, këtu fasonët mezi jetojnë sot.
Qytetar: Një popull pa të rinj ka marrë fund…
Berisha: Do bëjmë gjithçka të kthehen ata që na ikën, duke u dhënë të drejtën e investimit 5 vite pa taksa. Do bëjmë gjithçka që çiftet e reja të jenë me tre fëmijë dhe fëmijën e tretë do e paguajë shteti nga lindja deri në 23 vjeç. Për fëmijën e parë dhe të dytë do japim bonuse 60 dhe 70 euro. Pra, e ke shumë të drejtë shqetësimin. Themelore është ajo që thoni ju.
Qytetar: Ne në këtë Krujë presim vetëm majin e deri në shtator dhe pastaj çdo gjë mbyllet. Ky është problemi ynë kryesor…
Berisha: E shkretoi Shqipërinë ky. E ke të drejtë shumë këtë, por këtë realitet do e ndryshojmë ne. Të garantoj se qëllimi ynë numër një është të ndryshojmë këtë realitet. Sot ne jemi aq sa kemi qenë në vitin 1960. Dhe e dyta, nga viti 2007 deri në vitin 2013, Shqipëria u rrit nga viti në vit, nga viti 2014 e këndej filloi rënia vertikale.
Qytetare: Atëherë, bashkëshorti im ka ikur në vitin 1990 në ambasada kur ishte 17 vjeç. Ne jemi kthyer në vitin 1998 dhe nga viti 1999 kemi këtë biznes. Mund të them se është gjithmonë në ulje…
Berisha: Sepse ulet fuqia blerëse. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe gjërave bazë dhe mosrritja e rrogave dhe pensioneve ka ulur në mënyrë dramatike fuqinë blerëse të njerëzve. Ky është shkaku dhe largimi i njerëzve nga Shqipëria.
Qytetar: Ky është një punim që e ka bërë zonja ime me dorën e vet. Kjo është shqiponja, simbol që bashkon të gjithë trojet shqiptare dhe do Zoti të vijë ajo ditë që me mençuri, me urtësi, të ndërtojmë një sistem demokratik. Unë e kam ëndërr sepse Shqipëria të them të drejtën, nuk ka pasur ndonjëherë shtet tamam për të qenë. Zoti ia ka dhënë të gjitha. Do Zoti do merremi vesh të gjithë që të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë…
Berisha: Tani ne do bëjmë gjithçka së pari të heqim këtë të keqe që na ka zënë sepse para të gjithash kjo po i përzë shqiptarët nga Shqipëria. Në kuptimin që nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri po rritej çdo vit. Jo rritje të madhe, por rritje. Kurse nga viti 2014, deri në vitin 2023, sipas EUROSTAT, vetëm nga kjo periudhë, në hapësirën e BE kanë emigruar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Pra, ka 6 vite që në Shqipëri lindin më pak se sa vdesin.
Qytetar: Doktor ne jemi dëshmitarë të kësaj gjëje, por unë ëndërroj të ndërtojmë një të ardhme në urtësi, të mbajmë njerëzit e mençur, se nuk po dimë t’u tregojmë fëmijëve se çfarë ka Shqipëria që e ka bekuar Zoti në të gjitha gjërat…
Berisha: Në fakt, ke të drejtë se largimi i njerëzve tregon se nuk ka shpresë, tregon se nuk mund të jetojnë. Tregon se kushtet bazë për të jetuar në Krujë, për të jetuar në Shqipëri, dikush i dëmton, dikush i rrënon. Dhe kjo ndryshohet me votë. Vota duhet të bëjë ndryshimin dhe u garantoj që 4 vitet që vijnë, ne kemi një program transformues për Shqipërinë.
Qytetar: Shpresojmë Doktor, por unë jam skeptik për mënyrën se si mund ta ndërtojmë Shqipërinë… të bashkojmë shqiptarët…
Berisha: Mirë, por ne do e ndërtojmë. Një hap drejt bashkimit të shqiptarëve u bë pasi votimi i diasporës është një moment historik. PD do përfshijë në qeverinë e saj elementë të shquar të diasporës. Do bëjë gjithçka që kombi të paraqitet i bashkuar.
Qytetar: Unë kam bërë një dhuratë nga mamaja, një jelek artizanal… Këto janë dhuratë për Doktorin.
Berisha: Duhet ta hiqja xhaketën, por u fiksuat ju. Shumë faleminderit.
Qytetar: Mirë se na erdhe kapedan. Mirë se na erdhe me këmbë të mbarë dhe me ndryshim të madh…
Berisha: Me ndryshim të madh.
Qytetar: U urojmë shëndet. Po të gëzoni ju shëndet, do gëzojë e gjithë demokracia shëndet të plotë. Kemi besim shumë të madh tek ti.
Berisha: Faleminderit prej jush. U jam shumë mirënjohës, 11 do të jetë dita jonë, do të jetë ndarja nga e keqja e madhe që i ka rënë këtij vendi. Dhe një fillim tjetri i ri i madh.
Qytetar: Ishalla me një të ardhme më të mirë për rininë… po ta dhuroj edhe një shall. Me fitore… Doktori kryeministër për të gjithë rininë shqiptare…
Berisha: Të jesh i sigurt që do bëj gjithçka që ata ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në këtë vend. Se Shqipëria bëhet vetëm kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj këtu. Kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj, kur ëndrra juaj të bëhet realitet.
Qytetare: Doktor, suksese, një nga shitëset nuk arriti dot të takojë, por ta ka bërë dhuratë…
Berisha: Aaaa, simboli i mençurisë. E çmendi Edi Ramën. E çmendi! Shumë faleminderit.