Presidenti i PL, Ilir Meta, njëkohësisht kandidat i opozitës në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen programit të PD-ASHM, për të zhbërë atë që ai e quajti, ‘dy realitetet shqiptare’.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Meta thotë se qytetarët e thjeshtë, edhe pse punojnë nuk janë në gjendje të blejnë kurrë një banesë, ndërsa Kryeministri plaçkitës zhytet në luks me verë 33 mijë euro shishja.
Postimi
Po po, ka dy realitete në Shqipëri.
Qytetarët e thjeshtë punojnë që të paguajnë qiranë e banesave se shtëpi nuk blejnë dot kurrë, ndërsa Kryeministri plaçkitës pi verë 33 mijë euro shishja.
11 Maji u jep fund këtyre dy realiteteve dhe me fitoren e opozitës, strehimi për shqiptarët do të jetë një realitet dhe jo një ëndërr e parealizueshme.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë