Ndregjoni: Më 11 maj të gjithë bashkë për ndryshimin! T’i japim fund regjimit, t’i kthejmë Shqipërisë shpresën!

Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët e Dibrës pwr tw prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, mbajti fjalën e tij përshëndetëse, ku u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, që më 11 maj të votojnë numrin 1 për të shpëtuar Shqipërinë.

Ndregjoni tha se, do të votojmë kundër urrejtjes që ka instaluar Rama në politikën shqiptare

“Viti 2005 dhe viti 2025 kanë një të përbashkët të madhe: Sali Berisha është kryeministër i Shqipërisë. Historia po përsëritet dhe ne jemi gati të shkruajmë kapitullin e ri!

Si dibran, si bir i veriut, i Malësisë dhe i gjithë Shqipërisë së ndershme, i bëj thirrje çdo shqiptari që e do këtë vend: më 11 maj, të gjithë bashkë votojmë numrin 1! Votojmë kundër urrejtjes dhe përçarjes që ka mbjellë Edi Rama në politikën shqiptare. Votojmë për vlerat konservatore, për bashkimin me aleatët tanë strategjikë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.

Veriu, jugu, lindja e perëndimi të gjithë së bashku për një Shqipëri që i kthehet shpresës dhe dinjitetit. Rrofshin shqiptarët kudo që janë! Më 11 maj, le të nisim vallen nga Dibra dhe ta përfundojmë me fitore në zemër të Tiranës!”, tha Ndregjoni.

About Redaksia

Check Also

Mbaruan zgjedhjet, qeveria rrit çmimin e ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit

Enti Rregullator i Energjisë ka rritur deri në dyfish tarifat e ujit për qytetarët e …